Ndeshjet e sotme në Champions League, fati i “Djajve të Kuq” vendoset nga Bayerni

Liga e Kampionëve luan ndeshjet e para të raundit të gjashtë që startojnë mbrëmjen e sotme, teksa pritet të mësohen skuadrat e radhës që do të kualifikohen për më tej.

Në orën 21:00 vëmendja vendoset e gjitha në “Old Trafford”, aty ku Manchester United pret Bayernin e Mynihut.

“Djajtë e Kuq” duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që sfida tjetër e Grupit A mes Kopenhagenit dhe Gallatasarajit të mbyllet në barazim për t’u kualifikuar, por bavarezët pritet mos t’ia bëjnë aspak të lehtë.

Në Grupin D, Interi kërkon fitoren në shtëpi ndaj Sociedadit në mënyrë që ta mbyllin në vendin e parë, ndryshe do të jenë spanjollët ata që do të dalin si “kokë” grupi.

Gjithashtu në këtë grup luhet dhe takimi mes Salzburgut dhe Benfikës që do të vendosë se cila skuadër do të shkojë në Ligën e Europës./albeu.com