GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, për leje të posaçme për tëkryer betimin si kryebashkiak i Himarës.
Ky është vendimi që mori trupa gjykuese ditën e sotme.
Beleri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka urdhëruar burgosjen e tij, teksa brenda Gjykatës së Posaçme, është shprehur se është mandatuar për të drejtuar Bashkinë e Himarës dhe jo të qëndrojë në qeli.
“Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzdhjes si kandidat por edhe i koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, tha Beleri.