“Shqipëria ka një opozitë të vërtetë”, Berisha: Rikthimi në politikë, fenomen i rallë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndrimin e tij në politikë për një kohë të gjatë dhe faktin që opozita është kthyer në disa fraksione kryetarësh, duke theksuar se ndryshe nga PS, në PD votohet.

Berisha e cilësoi rikthimin në politikë një fenomen të rrallë, teksa shtoi se Shqipëria ka një opozitë të vërtetë.

“Në qoftë se ju konstatoni, akti i parë i rithemelimit është çlirimi i Partisë Demokratike nga Partia e kryetarit. Mori fund kryetarokracia dhe u ngrit në piedestal vota e anëtarëve. Ke Partinë tjetër në pushtet nuk voton kurrë më. Kurse të flasësh për atë tjetrit, është njësoj si të thuash Fraksioni Balla. Nuk po vuajmë ende ato pasoja. Edi Rama nuk do të ishte kurrë në pushtet nëse do të kishim në pushtet. Nuk është përgjegjësi e Sali Berishës ngritja në lartësinë e kohës të individëve për të konceptuar rikthimet. Rikthimet janë fenomen shumë i rrallë por fenomen fatbardhë.

Ata kanë provuar për vendet dhe kombe hope të reja pozitive. A mund të imagjinoni ju Francës po të mos kthehej Sharl de Goli. A mund të imagjinoni ju se do të kishit në dorë këtë mrekulli të njerëzimit (ngre tabletin) nëse nuk do të rikthehej. Shqipëria, ka një opozitë të vërtetë. Kjo është gjë e madhe për kombin”, theksoi Berisha.


Shtuar 11.12.2023 13:51