Një zdrukthtari është vjedhur gjatë natës në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.
Materialet janë referuar në Prokurori dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
“Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje pune në repartin e zdrukthtarisë në në lagjen “Salo Halili”. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve”, thuhet në reagimin e policisë.