Pothuajse asnjë shofer nuk e di këtë! 4 truke të fshehura të rripit të sigurimit që e bëjnë më të lehtë drejtimin

Shumica e shoferëve i vendosin rripat e sigurimit sapo hyjnë në makinë, gjë që është një detyrim i rregulluar me ligj. Mirëpo, ka nga ata shoferë të papërgjegjshëm dhe arrogantë që thuajse asnjëherë nuk i vendosin rripat e sigurimit dhe në këtë mënyrë e vënë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës në rrezik.

Por rripi i sigurimit të makinës, përveç rolit të tij të dukshëm për t’ju shpëtuar në rast përplasjeje, ka edhe katër funksione të fshehura që pak shoferë i dinë, të cilat mund t’ju ndihmojnë shumë gjatë vozitjes dhe potencialisht t’ju shpëtojnë jetën.

Nëse makina juaj prishet në ndonjë vend të izoluar dhe nuk keni askënd që t’ju ndihmojë të shtyni makinën, hiqni rripin e sigurimit, shtypeni në derë dhe kalojeni mbi gjoks dhe do të jeni lehtësisht në gjendje ta shtyni makinën me dorën e djathtë duke përdorur fuqinë e trupit tuaj.

Kur blini një makinë, tërhiqeni rripin e sigurimit deri në fund, sepse aty shihen qartë disa shenja si myk, që mund të tregojnë se makina ka qenë në ujë dhe është gërryer nga lagështia.Ju mund të kontrolloni datën e prodhimit të makinës në fund të rripit në sediljen e pasme. Pastaj krahasoni atë me të dhënat në derën e pasagjerit. Nëse datat nuk përputhen, makina mund të jetë përfshirë në një aksident dhe të jetë ndërruar rripi i sigurimit.

Truku i katërt që pak njerëz e dinë mund t’ju shpëtojë jetën nëse gjendeni në një situatë të rrezikshme dhe nuk mund të hapni derën e makinës. Duke goditur xhamin me pjesën metalike të rripit, mund të thyeni xhamin e makinës dhe të dilni nga automjeti.


Shtuar 9.12.2023 20:21