Në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe San Marinos.
Bernard Challandes dëshiron të provojë taktika të reja për ta përgatitur skuadrën dhe për t’i bërë përzgjedhjet e nevojshme për ndeshjet e ardhshme konkurruese.
Krahas emrave të njohur nga ekipi i bazë i Dardanëve, në këtë formacion nuk mungojnë edhe përzgjedhje të reja nga trajneri, i cili luan me formacionin 4-3-3. Në këtë takim do të ketë edhe debutime për mbrojtësin Destan Bajselmani dhe mesfushorin Blendi Idrizi.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Ujkani; Bajselmani, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda; Halimi, Kryeziu, Idrizi; L.M. Kastrati, Muriqi, Zeneli.
San Marino: Benedettini; Plazzi, Rossi, Fabbri, D’Addario; Mularoni, Golinucci, Lunadel, Tomassini; Vitaloli, Nanni.