LIVE, shorti Euro 2024/ Shqipëria pa fat, kuqezinjtë “peshkojnë” Spanjën

Prej orës 18:00, në Hambur po hidhet shorti i fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku “legjionarët” e Kombëtares sonë do të mësojnë kundërshtarët e fazën finale, të këtij kompeticioni madhor, ku kualifikohen për herë të dytë në histori, kësaj radhe si koka e grupit të fazës kualifikuese.

Tashmë, “kuqezinjtë” tanë kanë mësuar dhe kundërshtarin “Big”, që do të kenë në grup, teksa janë shortuar në grupin B, aty ku ndodhen edhe “La furia roja” spanjolle, të cilët janë padyshim, një nga pretendentët për fitoren e trofeut.


Shtuar 2.12.2023 18:39