“Koronavirusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin nëpërmjet sistemit tretës”, kështu raporton agjencia kineze Xinhua.
Ekspertët e spitalit Renminbi nga Wuhani kanë publikuar zbulimin në fjalë, pas studimit të mostrave të jashtëqitjeve të pacientëve.
Shumica e pacientëve të infektuar me koronavirus kanë vuajtur vetëm nga dy diarre, jo nga simptomat klasike si për shembull temperatura.
Diarreja përbën rrugën fekalo-orale të transmetimit të virusit veçanërisht kur nuk ekziston infrastruktura përkatëse sanitare dhe higjiena vetjake.