Çifti Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë përfolur shpesh në media që nuk janë më bashkë, por asgjë e konfirmuar nga ata të dy. Ditën e sotme, aktorja Olta Gixhari ka postuar një video duke kënduar këngën e Ledri Vulës dhe e komenton: “E ke qarë këtë këngën”. Olta gjithashtu është shoqe me Sarën. A është kjo një shenjë që Sara dhe Ledri nuk janë ndarë?
Dyshimet i shton akoma më shumë Ledri, i cili e ka ripostuar videon e Oltës duke shkruar:
“Paranormal Olta.”
Sara dhe Ledri kanë qëndruar hermetik dhe nuk kanë folur për marrëdhënien e tyre apo për të dhënë një shpjegim për fansat se çfarë po ndodh me ta.