Tre të miturit u aksidentuan me “Benz” në Sarandë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Arjol Dervishaj, 14 vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas aksidentit tragjik të ndodhur më 21 nëntor në Sarandë.

Pas një jave në spitalin e Traumës në Tiranë, i mituri ka ndërruar jetë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit në Sarandë, në aksin Stjar-Brakaj.

Të plagosur mbetën tre adoleshentët (Frenki Hamiti, 13 vjeç, Arjol Dervisha, 14 vjeç dhe Orest Kalo, 14 vjeç), që udhëtonin me “Benz-in”, i cili drejtohej nga Kalo.

Makina ndodhej në pronësi në babait të 14-vjeçarit, i cili u arrestua pas ngjarjes./albeu.com 


Shtuar 27.11.2023 09:38