Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një 65-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për disa vepra penale.
Policia ka arrestuar të moshuarin Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.
Njoftimi:
Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:
Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.
Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.