Raportohet për 5 500 fëmijë në mesin e të vrarëve në Gaza

Shpresat po rriten për një marrëveshje që mund të lirojë pengjet dhe të ndalojë luftimet në Gaza. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë pushim në luftime. Forcat izraelite thonë se tani po kërkojnë të intensifikojnë operacionet e tyre kundër Hamasit në Gazën jugore, ku civilëve nga veriu iu tha të iknin.

Numri i të vdekurve në Gaza vijon të rritet. Shifrat e fundit nga ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se janë rreth 13.33 persona të vrarë që kur Izraeli filloi ofensivën e tij, duke përfshirë më shumë se 5500 fëmijë.

rganizata Botërore e Shëndetësisë thotë se beson se shifrat janë të besueshme.

Të dielën, shefi i OKB-së Antonio Guterres e quajti numrin e viktimave të civilëve “marrëzi dhe të papranueshëm”.

Hamasi vrau më shumë se 1200 persona në Izrael më 7 tetor, shumica e tyre civilë.

Izraeli thotë se 40 fëmijë dhe foshnja janë në mesin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi dhe grupi i cilësuar si organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe BE fshihet qëllimisht nën infrastrukturën civile./albeu.com  


Shtuar 21.11.2023 13:39