Ndeshja mes Denis Nurja-s në peshën 71 kg, ndaj kolumbianit Placido Ramirez nuk ka shkuar si duhet. Teksa Nurja ra në ring (qëndronte te litarët), Ramirez përfitoi, duke e goditur atë në fytyrë. Kjo mjaftoi që rreth 30 tifozë të futen në ring, duke shkaktuar kështu një kaos.
Objektivi ishte gjuajtja ndaj Ramirez, pas një situate aspak të mirë në këtë sfidë. Pavarësisht ndërhyrjeve, duke qenë se ishin shumë tifozë, Ramirez nuk ka shpëtuar pa pësuar goditje. Sa i takon ndeshjes, ajo është ndërprerë, e për të cilën nuk ka fitimtar.
Video tashmë është bërë virale, teksa po shpërndaret gjerësisht në rrjetet sociale! Gjithashtu, vlen të përmendet se do ketë edhe sfida të tjera, Nelson Hysa përballet me Viktar Chvarkou për titullin WBC në eventin special të “BS Boxing”.