Pas kulifikimit të kuqezinjve në Moldavi, gjithçka mbetet e hapur në grupin tonë, ku tre skuadra janë në garë për një vend në kampionatin europian “Gjermani 2024”.
Aktualisht Polonia ka shënuar përballë Çekisë, duke u renditur në vendin e dytë me 13 pikë, 1 më pak se Shqipëria, por që automatikisht kuqezinjtë edhe pse kanë një ndeshje më pak, blindojnë vendin e parë, pavarësisht rezultatit të ditës së hënë.
Nëse Polonia fiton sot me Çekinë, atëherë gara për vendin e dytë do të varet nga rezultati i ndeshjes së fundit ajo mes Çekisë dhe Moldavisë në Pragë.
Kujtojmë se nëse Polonia fiton sot me Çekinë, Shqipëria mban vendin e parë pavarësisht se si del ndeshja kundër Ishujve Faroe ditën e hënë në “Air Albania”.