Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” i cili është në vijimësi, është prangosur një 30-vjeçare në Lushnjë.
Ajo akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura” dhe është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.
Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
/albeu.com