VIDEO/ Nga ka “humbur” Gledis Nano? AlbEu e “kap” ish-drejtorin duke blerë libra: Nuk shkëputem…

Largimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishte një ngjarje që u përcoll me bujë, por megjithatë si shumë shkarkime të tjera nga detyra, u harrua shpejt.

Prej asaj kohe, Nano ka qenë më i tërhequr nga syri i publikut, me përjashtim të disa intervistave dhe shumë pak e dinë si po vazhdon karriera e tij tani.

Për të shuar kureshtjen e të gjithë  të interesuarve, gazetarët e Albeu.com zbuluan se me çfarë po merret Nano aktualisht.

Teksa vizitonte panairin e librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Nano zbuloi për Albeu.com se po vazhdon ende masterin për kriminologji, teksa tregoi edhe çfarë do të lexojë këtë vit.

“Dua të marr edhe disa libra për fëmijët. Ju siç e dini unë jam angazhuar paralelisht edhe në botën akademike. Vazhdoj paralelisht edhe masterin për kriminologji, kështu që më tepër libra të fushës sime, nuk shkëputem dot nga fusha e sigurisë”, tha Nano. /albeu.com