Detaje të trishta mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhuu në Xarrë të Saraqndës, ku dy ditë më parë u gjet i copëtuar një trup njeriu.
Vetëm ditën e sotme policia mundi të jepte përgjigje se kujt i përkiste dhe bëhet fjalë për 53-vjeçarin Adnant Jaupi nga Elbasani.
Ky i fundit jetonte në Konispol ku dhe punonte dhe sipas policisë vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale e trupi është copëtuar nga kafshët e egra.
Banorët e zonës kanë folur jashtë kamerave dhe kanë treguar se 53-vjeçari kishte kohë që nuk punonte më si bari. Kohët e fundit punonte ku të gjente pagesa ditore.
Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol, dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi u gjet i copëtuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetjake si veshmbathje dhe batanije, ç’ka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.
Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki.
Trupi i 51-vjecarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoi se e materiali kockor i përkiste Andant Jaupit, nga Elbasani.
Sakaq, e motra, ka thënë se nuk e kishin denoncuar të zhdukur pasi ndodhte shpesh që i shkëpusnin lidhjet për 2 ose 3 muaj dhe riflisnin sërish./albeu.com