Zbardhet misteri në Sarandë, kujt i përket koka dhe trupi i gjetur në Xarrë (EMRI)

Është zbardhur misteri në Sarandë, pas gjetjes së mbetjeve njerëzore në fshatin Xarrë.

Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.

53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës.

Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur dhe ishte denoncuar nga familjarët e tij.

Trupi i dekompozuar u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m.

Madje te vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi.

Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njërit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Identifikimi i kufomës që i përket 53-vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e të afërmve të tyre./albeu.com 


Shtuar 16.11.2023 09:33