18 pako kokainë nga Shqipëria në Malin e Zi, arrestohet shqiptari që i fshehu në “BMW” me targa franceze

Mal i Zi- 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë u sekuestruan nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar të Debela Brijeg, ndërsa droga dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur dhe pritet të peshohet në vijim.

Bëhet me dije se në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze tip “BMW”, i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçme nën ulësen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit.

Shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije, është arrestuar./albeu.com 


Shtuar 16.11.2023 09:23