“Ma propozoi Meloni, i thashë …”, Rama zbulon se si nisi ideja për ngritjen e kamipit të emigrantve në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish të martën në mbrëmje për marrëveshjen e firmosur mes tij dhe kryeministres italaine, Georgia Meloni, për ngritjen e një kampi emigrantësh në Shqipëri.

Në një intervistë për Repolitix, Rama tha se për herë të parë ia propozoi Meloni, shumë më herët se gjatë verës së këtij viti kur erdhi me pushime në Vlorë. “I thashë, e diskutojmë, pse jo”, u shpreh Rama.

“Është më larg se kaq, në një takim të mëparshëm që kemi pasur ajo më ka shpjeguar se cili është qëndrimi i saj në përgjithësi për këtë temë, dhe më ka pyetur pastaj nëse ne do të ishim të disponueshëm për ta diskutuar këtë bashkëpunim. Unë i thashë që kemi pasur kërkesa nga shtete të tjera dhe kemi qenë të mbyllur, por Italia është ndryshe dhe e diskutojmë.

Një nga temat kur erdhi për pushime ka qenë kjo, dhe e diskutuam gjerë e gjatë, dhe unë i thashë le të ngremë një grup të përbashkët. Na duhet një qartësi në aspektin e ndarjes së përgjegjësive dhe të drejtës ndërkombëtare i thashë. Ngritëm një grup të përbashkët dhe kemi pasur shkëmbime draftesh, në fund kemi rënë dakord për tekstin dhe e kemi firmosur pasi e kemi miratuar në qeveri dhe pastaj do e çojmë në parlament”, tha Rama.


Shtuar 14.11.2023 21:26