Para disa muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë. Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithatë çiftit i duhet që këtë lidhje ta jetojë në distancë, duke qenë se Ardiana jeton në Kosovë dhe Keith shumë larg saj. Por futbollisti vjen herë pas here për t’u takuar me Ardianën apo i dërgon dhurata të ndryshme për ta mbajtur gjallë dashurinë mes tyre.
Së fundmi aktorja ka publikuar një foto në “Instagram” ku shihet e lumtur në krahët e Keith. Të shumtë kanë qenë ato që i kanë komplimentuar, por nuk kanë munguar as kritikat.
“Nuk është në edukatën time të paragjykoj, po të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde,as italianet që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshe të re,po marrin moshat përkatëse që janë, sikur të kenë dhe 2-3 divorce në jetë”, i ka shkruar ndjekësi.
Nga ana tjetër, Adriana nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet dhe e ka krahasuar dashurinë e saj me futbollistin e ka krahasuar si të Muhamedit dhe gruas së tij.
“Muhammedi (alejhi selam) e ka pasur gruan më të vjetër se Ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashke”, shkroi Matoshi.