Juventus, Manuel Locatelli rinovon kontratën deri më 2028

Tashmë është zyrtare: Manuel Locatelli ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventusin. Ka qenë vetë klubi i Juventusit që ka komunikuar marrëveshjen e zgjatur deri në vitin 2028 pas zgjatjes edhe për dy vite të tjera.

Zgjatja vjen në një moment veçanërisht pozitiv për “Loca”, i cili u rikthye te golat ndaj Milanit dhe ishte protagonist i një serie të mirë paraqitjesh me”Zonjën e Vjetër” dhe kombëtare italiane.

Njoftimi për shtyp i Juventusit./albeu.com


Shtuar 9.11.2023 18:44