Një 28-vjeçar nga Tirana, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe shiste sërish drogë është arrestuar.
Gjithashtu, 28-vjeçari vendoste baste sportive me anë të celularit të tij.
Në kuadër të operacionit “Multiple” u bë arrestimi i shtetasit E. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ai është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të celularit të tij, shërbimet e Policisë gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com