Njohja “de facto” e Kosovës, MDR: Do të ishte “vdekje” politike e Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nxitoi në zgjedhjet e reja nën ndikimin e skandaleve, rënies së popullaritetit të partisë së tij dhe çështjes së Kosovës, sipas një artikulli të MDR, transmetuesit publik gjerman, përcjellë edhe nga mediat serbe.

Sipas tyre, pavarësisht “fushatës nxitëse” kundër opozitës, fitorja e partisë së Vuçiç nuk është e garantuar.

“Të jesh apo të mos jesh – kështu partitë në pushtet dhe opozita shënojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lokale, të Beogradit dhe të Vojvodinës më 17 dhjetor”, shkroi MDR.

Fushata e nxitjes kundër opozitës po zhvillohet në mediat besnike të pushtetit, Serbia është e mbuluar me postera në të cilët politikanët e opozitës paraqiten si tradhtarë, mercenarë të huaj, fashistë dhe kriminelë.

Sa i përket Kosovës, ka një presion në rritje ndaj Vuçiç nga ana e kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj të fundit në rajon.

MDR shkruan se njohja “de facto” e Kosovës do të ishte “një vdekje politike” për “populistin” Vuçiç, ndaj edhe ky i fundit sipas tyre po kërkon të fitojë kohë duke hyrë në zgjedhje dhe duke mos u përballur me kundërshtimin e vullnetit të liderëve të Perëndimit.


Shtuar 7.11.2023 20:48