Deputetët demokratë vijuan sot me bllokimin e mbledhjeve në komisionet parlamentare, por në atë të Shëndetësisë pati edhe përplasje fizike.
Deputetja e PS Blerina Gjylameti është përplasur fizikisht me demokratët te dera duke i shtyrë ata. Në momentin që tenton të futet në derë ajo shtyn me shpatull deputetin Isuf Çela dhe hap derën me forcë.
“Te lutem mos me prek me dorë”, i drejtohet ajo deputetit Çela.
“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një deputete e opozitës, Blerina Gjylametit. /albeu.com