Fitore e pabesueshme e Barcelonës në “Reale Arena” të San Sebastianit përballë Real Sociedadit, në një sfidë që rezultoi një betejë e fortë fizike, por që u zhbllokua vetën në sekondat e fundit të shtesës nga Araujo, I asistuar me mjeshtëri në momentin e duhur nga Gundogan.
Fillimisht anësori ngriti menjëherë flamurin për pozicion jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR-it, goli rezultoi i rregullt.
Një humbje ndoshta e pamerituar për skuadrën baske, që bëri shumë për ta fituar ndeshjen dhe i pati rastet, sidomos në pjesën e parë, por në fund festa ishte për “blaugranat”, që morën tri pikë të vyera në një fushë shumë të vështirë.
Brcelona me këtë sukses ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, tri më pak se Girona kryesuese. Reali ka 28 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.