Botërori 2022 i futbollit, zhvilluar vjet në Katar, u organizua në muajt nëntor-dhjetor, për shkak të temperaturave të larta që janë aty gjatë stinës të verës.
Kjo situatë mund të përsëritet edhe pas 11 vitesh, kur në Arabinë Saudite të zhvillohet Botërori i vitit 2034.
Gjithsesi, nga Arabia Saudite vjen propozimi interesant se ata janë të gatshëm ta organizojnë botërorin në cdo kohë të vitit që dëshiron FIFA.
Ata i hapin “dritën jeshile” organizimit të botërorit edhe në stinën e verës.
“Ka shumë teknologji që mundësojnë ftohjen apo uljen e temperaturave në stadium. Për të mos folur për faktin se shumë nga qytetet e Mbretërisë Arabe gëzojnë një atmosferë të këndshme gjatë verës”, tha Al-Misehal, presidenti i Federatës Arabe të Futbollit.
“Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha mundësitë që dëshirojnë shtetet, lojtarët apo FIFA”, tha më tej numri 1 i futbollit arab.
Ky vend fitoi të drejtën e organizimit të botërorit pas tërheqjes që bëri Australia nga kandidatura e saj./albeu.com/