VIDEO/ ‘Luftë’ në Brazil para finales së Copa Libertadores

Ditën e shtunë në orën 21:00, stadiumi brazilian “Maracana” do të jetë presë finalen e Copa Libertadores, një version amerikano-jugor i Ligës së Kampionëve.

Skuadrat, Boca Juniors dhe Fluminense do të përballen në stadiumin mitik dhe kur ka mbetur edhe një ditë deri në këtë takim, incidentet mes tifozëve kanë nisur në Rio de Janiero.

Sipas mediave braziliane, plazhi ka shërbyer si një lloj “fan zone”, ku ka pasur një atmosferë të mirë mes tifozëve argjentinas, por shumë shpejt filluan përplasjet me tifozët brazilian.

Pamjet tregojnë një përleshje mes tifozëve, ndërkohë policia ushtarake ka arrestuar disa persona.

Në fund, policia ushtarake u desh të ndërhynte me forcë, për të shmangur pasoja edhe më të mëdha, raporton CNN Brasil, janë përdorur edhe të ashtuquajturat “bomba-shoku”, ndërsa mediat e tjera braziliane përmendin edhe plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës. /albeu.com/


Shtuar 3.11.2023 15:12