“Takohej me Jurgenën”, fansat i përmendin deklaratën e Shqipes, si reagoi Luizi

Një nga banoret e spektaklit televiziv “BBVK2”, Shqipe Hysenaj, vetëm në pak ditë qëndrimi ka arritur të shkaktojë jo pak trazira.

Në një bisedë të fundit me një prej banoreve, Alba Vukaj, Shqipja habiti me deklaratën e saj teksa fliste për fituesin e “BBV2”, Luiz Ejllin.

Ajo u shpreh se ky i fundit pas daljes nga programi është takuar me ish-partneren e tij, Genën.

Shqipja tregoi gjithashtu se fotoja virale asokohe ku shihej Kiara Tito me të ëmën e këngëtarit, nuk ishte moderatorja por Gena, ish-i i Luizit.

E si duket kjo deklaratë e Shqipes nuk i ka shpëtuar as këngëtarit.

Luizi ka qenë pak më parë në një video live me Kiarën dhe teksa po diskutonte me ndjekësit, në mënyrë ironike ai thotë: “Nuk e puth (Kiarën) se nuk e lejon kontrata”.

Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk mund ti reagojë direkt Shqipes, por me siguri një përgjigje ka për ta marrë pasi kontrata e tij të mbarojë.


Shtuar 2.11.2023 21:14