Pasditen e djeshme në Greqi u ekzekutua një 34 vjeçar shqiptar në Greqi i identifikuar si Aris Papa. Ditën e sotme, mediat greke kanë shkruar në lidhje me pistat e mundshme për këtë ekzekutim që tronditi Athinën.
Dyshimet nisën me deklaratën e nënës së viktimës e cila akuzoi me zë të lartë shqiptarët si autorë të këtij krimi të rëndë.
Të lidhura
None found
Sipas mediave greke, “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë.
“Armiku i tij, i cili është i arrestuar, ishte një nga autorët më të njohur të mafies shqiptare, “Mili”, përfshirja e të cilit – edhe pse i burgosur – do të hetohet nga policia” thuhet në shkrim.
Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e djeshme në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës.
Në skedën kriminale, 34-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje. Autorët e vrasjes së shqiptarit ende nuk dihen, por pista po; larje hesapesh mes bandave, pasi më parë u kishte shpëtuar tre atentateve. /albeu.com/
