Agjentët e Gardës Civile së bashku me Policinë Kombëtare dhe pjesëtarët e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore, kanë kapur gjithsej 720 kg kokainë të kamufluar në një kontenier që zbarkoi në portin e Malagës, në Spanjë.
Droga u gjet e ndarë në pako, secila me peshë 1.2 kg.
Sipas medieve spanjolle, ngarkesa u zbulua në një kamion të nisur nga Kosta Rika, i cili ishte ngarkuar me mbetje automjetesh të destinuara për skrap.
Në pranga kanë përfunduar 8 persona, disa prej të cilëve të njohur për përfshirje në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Sipas mediave spanjolle dy prej tyre ishin dënuar në të kaluarën për ngjarje të ngjashme në portin spanjoll të Algeciras në vitin 2018.
Policia spanjolle nisi hetimet pasi mori informacione se një bandë kriminale fuste sasi të mëdha kokaine në Spanjë të fshehura në sende të destinuara për skrap përmes një kompanie eksportuese në Kosta Rika, e cila ishte hetuar në vitet e mëparshme për lidhje me trafikun drogës.