Fshati Iballë feston 120 vjetorin e shkollës e hapjes së shkollës në gjuhën shqipe për zonën e veriut, njëherësh një prej katër shkollave të para në gjuhën shqipe në të gjithë vendin.
Në vitin e largët 1903 pariotët arsimdashës të Iballës me mbështetjen e Ipeshkvisë së Sapës dhe vëllezërve Mjeda, si dhe Konsullatës Austro- Hungareze në Shkodër, morën nismën patriotike dhe atdhetare për të hapur shkollën shqipe në Iballë të Pukës.
Kjo shkollë e ktheu zonën në simbol të dijes dhe kulturës kombëtare.
Me rastin e 120-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle, intelektualë dhe biznesmenë patriotë të zonës ngritën komisionin e organizimit të festimeve, i cili në bashkëpunim me Bashkinë Fushë-Arrëz dhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit, Lezhë, organizoi punën për festimet e rastit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i Republikës z. Bajram Begaj, akademikë, historianë, dhe personalitete të shquara në fushën e kulturës dhe artit nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Sipas historianës Nevila Nika, arkivi i shtrtit administron dokumente që dëshmojnë punën dhe dëshirën e jashtëzakonshme të popullit të iballes për arsim dhe dije, cka dëshmohet dhe me hapjen e kësaj shkolle 9 vjet përpara shpalljes së pavarësisë.
Në fjalën e tij, Presidenti Begaj mes të tjerash u shpreh se “Historia e shkollës tuaj e tregon fort qartë sa e shenjtë është gjuha për ne shqiptarët. Ju keni bërë shumë për fshatin tuaj. Ne si shtet kemi përgjegjësinë të bëjmë edhe më shumë që kjo pasuri të ruhet, kultivohet. Puna juaj meriton më shumë mbështetje, më shumë promovim, më shumë të ardhura”.
Shkrimtari i zonëa Rudlof Marku veçoi disa prej tipareve të banorëve të kësaj zone e cila ka mahnitur edhe shkrimtarë të huaj të cilët nuk kanë nguruar ti pasqyrojnë këto vlera në vendet dhe veprat e tyre.
Të pranishëm në këtë festë ishtin figura dhe personalitete të njohura në të gjithë fushat, duke nisur nga ish-kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, klngëtari Shkelzen Jetishi, etj personalitete të nderuara.
Vlen për tu theksuar se me rastin e 120- vjetorit të shkollës shqipe në Iballë, biznesmenët e zonës investuan për ndërtimin e Muzeut të Shkollës dhe fshatit, vendosjen e bustit të pariotit “Frrok Kol Pemati”, u dhuruan pajisje teknologjke, mjete didaktike dhe vegla muzikore.
Fshati Iballë është i pozicionuar 27 km në verilindje të Bashkisë Fushë-Arrëz. Iballa është si një oaz i madh, një rrafshnaltë e rrethuar nga male të larta që i japin formën e një amfiteatri gjigand natyror. Në këtë peisazh të thellë të bjeshkëve të Pukës ka pulsuar gjithmonë ndjenja patriotike e atdhedashurisë dhe dijës.