“Vajza jote me mori burrin …”, reagon gruaja e futbollistit shqiptar: Ne nuk kemi qenë kurrë shoqe të ngushta

Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare në një intervistë së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani. Por, e ftuar në “Fol Shqip Show”, partnerja e Berishës ka treguar anën e saj të historisë, duke mohuar deklaratat e Vesës madje tha se ato nuk kanë qenë asnjëherë shoqe të ngushta.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, është shprehur gruaja e Berishës.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në ëhatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”, ka rrëfyer mes tjerash Edona për njohjen me Mërgimin.


Shtuar 29.10.2023 23:06