Pse është e rëndësishme të flini para mesnatës?

Nëse kohët e fundit jeni ndjerë të lodhur dhe të rraskapitur, ndoshta kjo ka të bëjë me kohën kur flini. Gjumi para mesnatës është më i vlefshëm nga sa mendoni, dhe ka të bëjë me mënyrën se si trupi ynë reagon.

Në një studim të publikuar, Dr. Nerina Ramlakhan, eksperte e gjumit dhe autore e “Tired But Wired: The Essential Sleep Toolkit” , shpjegon shkencën pas saj.

“Të gjitha qelizat e trupit janë të lidhura me lëvizjet e tokës dhe të hënës. Ka sinkronizim.”

Ekziston një zonë në tru që quhet sistemi cirkadian që ndihmon në sinkronizimin e lëvizjes dhe funksionit të të gjitha qelizave në trup me nivelet e dritës dhe të errët të mjedisit. Pra, kur niveli i dritës bie nën një nivel të caktuar, ajo i dërgon një mesazh gjëndrës pineale përmes syve dhe të gjitha qelizat në trup fillojnë të rregullojnë funksionet e tyre.

Me fjalë të tjera, ritmi ynë cirkadian është thelbësor për rregullimin e trupit, duke përfshirë presionin e gjakut, temperaturën e trupit dhe prodhimin e hormoneve./albeu.com


Shtuar 28.10.2023 18:08

Tags: ,