Gafa për Jorida Tabakun, mediat e huaja “kryqëzojnë” kreun e Senatit italian (VIDEO)

Prej 24 tetorit, Jorida Tabaku ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali. Deputetja mban rolin e presidentit të Komisionit të Integrimit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, Tabaku është përfshirë në një situatë e cila po bën bujë në mediat italiane. Ishte Ignazio La Russa, kreu i Senatit italian i cili duke harruar që mikrofoni ishte ndezur, siç theksojnë mediat italiane, është dëgjuar të pyes vartësin e tij: A është akoma këtu shqiptarja?

E pasi ka marrë konfirmimin se Tabaku gjendej në sallë ai është shprehur: Përfitoj të përshëndes të nderuarën Tabaku, kryetaren e Komisionit për Integrimin Europian në parlamentin shqiptar që e shoqëruar nga një delegacion po zhvillon një vizitë.

“Me gjasë kreu i senatit nuk e përdori fjalinë “është akoma shqiptarja” për arsye raciste. Megjithatë është e vërtetë sidoqoftë që kur pyet nëse një parlamentar nga një vend i huaj është i pranishëm në sallë, duke përdorur kombësinë për ta identifikuar dhe jo forma të tjera të respektueshme, ngre pikëpyetjen për gjuhën institucionale. Sidomos nëse këtë e bën kreu i senatit dhe kur në fokus është një vizitë për integrimin europian”, shkruan një tjetër media online./albeu.com/