Një 32-vjeçar nga Bajram Curri është vënë ditën e sotme në pranga nga ana e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjet lëndë e sdyshuar kanabis stviva.
Gjatë kontrollit në mjetin e 32-vjeçarit Algert Çybrja u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Ndërkohë bashkë me të udhëtonte dhe një 16-vjecare, e cila po procedohet në gjendje të lirë.
Njoftimi:
Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Posedonte në automjet, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen, arrestohet 32-vjeçari.
Procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçare, pasagjere në automjet.