“Le të shkojë ku të dojë”, 25-vjeçarja që plagosi bashkëjetuesin në Tiranë akuzon vjehrrin: Më ngacmonte s*ksualisht

Një histori kontradiktore është ajo e ngjarjes së rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 25-vjeçare shtatzënë goditi me thikë bashkëjetuesin e saj në brenda banesës më 19 tetor.

Si Myrvete, ashtu edhe Eraldi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrin për dhunë në familje, si edhe për moskujdesje ndaj djalit të tyre të vogël.

Sherret dhe debatet mes çifit, çuan në ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçarja goditi me thikë partnerin e saj.

Në News 24, ajo u shpreh se në thikë nuk janë gjetur gjurmët e saj duke pretenduar se Eraldi është vetëplagosur, ndërsa në të njëjtin program disa ditë më parë pranoi se e kishte goditur ajo.

“Në thikë nuk kanë qenë gjurmët e mia, komisariati më tha dje që janë bërë të gjitha. Eraldo është vetëplagosur. Ai ka pasur thikën në dorë, ndërsa ka pasur për dore djalin, i dhashë edhe një biberon me qumësht. I thashë që mos bëj sherr sepse është çuni është gjynah”, tha ajo.

Moderatorja: Eraldi më ka thënë që ne nisëm sherrin, djali nisi të qante, shkova e mora në krahë, deklarata është kontradiktore. Ku është bërë debati juaj?

Myrevete: Ishte afër më ballkonin, në kuzhinë.

Moderatorja: Rrobat e Eraldit kanë qenë të gjakosura

Myrevete: Shenja gjaku në shtëpi nuk ka pasur. Mua më ka marrë policia që kur shkova në spital. Unë e lajmërova ambulancën dhe policinë. Mora shokun e tij ta dërgonim.

Thikën e ka marrë shoku i tij direkt, nuk e di kush i ka fshirë provat. Unë isha në spital, më mori policia dhe më pas më dërguan në shtëpi.

Por në emision janë publikuar disa mesazhe telefonike mes vëllait të 25-vjeçares dhe partnerit të saj.

Mesazhet e shkëmbyera mes vëllait tënd dhe Eraldos:

I vëllai: Po iku, lëre të vejë kur të dojë. Se do të na vrasë sipas shenjave.

Eraldi: Doli rrugëve para punës time, duke pritur atë. La fëmijën në krevat të bjerë, të hapë kokën.

I vëllai: Ke të drejtë Erald, po e bëri këtë le të vejë ku të dojë. Unë nuk po marr vesh se ç’po bëni.

Ndërkohë Myrvete hodhi akuza ndaj vjehrrit të saj se e ka ngacmuar seksualisht dhe sipas 25-vjeçares, ishte pikërisht kjo arsyja pse ajo dhe Eraldi u larguan nga banesa e prindërve të tij.

“Vjehrri më ka ngacmuar seksualisht, ia dërgova me mesazh Eraldit. Kam vetëm motrën, vetëm me atë flas. Vëllai më tha mos rri atje kur ndodhi ngjarja. Kam bërë denoncim për vjehrrin”, tha ajo, deklaratë e cila ka sjellë në përmballje të të resë me kunatën e saj, Marsilda.

Marsilda: Është ajo dhunuesja, jo vëllai im. Për çështjen e babait, është diçka e cekët. Do kërkoj ligjërisht dëmshpërblim moral për atë që i ka bërë prindërve të mi

Myrvete: Apo duhet të kërkojë babai yt falje mua. Ndaj më mori Eraldi dhe ikëm që aty.

Marsilda: Ti bëjnë një test psikologjik.

Myrvete: A t’ia bëjmë vëllait tënd këtë testin.

Marsilda: Ajo duhet të ishte në burg tani. Duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë.

Çifti janë prindër të një djali, ndërsa Myrvete është 4 muajshe shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë. Ajo ka edhe një vajzë të vogël, me ish-bashkëshortin, i cili humbi jetën në një aksident.


Shtuar 24.10.2023 16:07