Spanja sekuestroi artefakte të lashta prej ari me vlerë rreth 60 milionë euro, të cilat ishin vjedhur në Ukrainë.
Hajdutët u përpoqën të shisnin artefaktet në Madrid dhe më pas u arrestuan, tha policia spanjolle, raportoi Reuters.
Policia spanjolle tha se hajdutët morën 11 sende, kryesisht bizhuteri, që datojnë në periudhën midis shekujve të gjashtë dhe të katërt para Krishtit.
Artefaktet u ekspozuan në një muze të Kievit nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe u morën fshehurazi nga Ukraina në vitin 2016, shtoi policia e Madridit.
Sipas policisë, artefaktet kishin dokumente të falsifikuara që thuhej se i përkisnin kishës ortodokse të Ukrainës./albeu.com