Berisha nuk njeh vendimin e gjykatës, oficerët e policisë gjyqësore i shkojnë në shtëpi

Oficerët e Policisë Gjyqësore janë parë sot në shtëpinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku kanë kërkuar të njohin këtë të fundit me masën e caktuar nga GJKKO që është ajo “detyrim paraqitjeje”.

Prezenca e forcave të policisë në banesën e Berishës, ka qenë gjatë kohës që në sallën eGJKKO po pritet të jepet masa ndaj dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Rinas, ndërsa po priste bashkëshorten e tij që po kthehej nga Gjermania.

Agjentët kërkojnë të njohin Berishën me masën e sigurisë, por ish-kryeministri më herët nuk i ka pritur ata duke pretenduar se vendimi është i jashtëligjshëm pasi ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznemseni Fatmir bektashi akuzohen për privatizimin e ish-klubit Partizani, ku më aps u ndërtua një kompleks me 17 kulla.


Shtuar 23.10.2023 17:05