17-vjeçari Marc Guiu bëri debutimin e tij në pjesën e dytë. Brenda rreth 30 sekondash, ai shënoi golin e tij të parë me Barcelonën duke mposhtur portierin Unai Simon pasi u asistua nga Joao Felix për t’i dhënë Barçës një fitore 1-0.
Në 10-minutshin e fundit për të luajtur,trajneri Xavi Hernandez futi ne fushe lojtarin i Spanjës U-17, Guiu. Brenda pak sekondash, ai fiksoi pasimin e Feliksit për të shënuar një gol që nuk do ta harrojë kurrë.Kjo tregon që Barça gjithmonë mund të mbështetet te La Masia.
Kjo fitore e zhvendosi Blaugranët me një pikë nga liderët e përbashkët Real Madrid dhe Girona. Kjo renditje e re vendos mjaft bukur El Clasicon e fundjavës së ardhshme.
Maja e La Ligës pas 10 ndeshjeve kryesohet nga Real Madridi dhe Girona,të cilët kanë 25 pikë, Barça 24 dhe më pas vjen Atletiko Madrid me 22 pikë dhe një ndeshje më pak./albeu.com
