Ushtria izraelite: Nëse Hamasi dorëzohet pa kushte dhe liron pengjet, “lufta do të përfundojë”

Zëdhënësi i komunikimit ndërkombëtar i ushtrisë izraelite (IDF) theksoi se trupat tokësore të vendit të tij nuk do të pushtojnë Gazën nëse Hamasi “dorezohet pa kushte”.

Nënkoloneli Jonathan Conricus, duke folur për radion ABC të Australisë, nuk tregoi arsyet pse pushtimi tokësor është vonuar pavarësisht spekulimeve për ditë të tëra.

Në vend të kësaj ai tha se forcat izraelit do të “çmontojnë plotësisht Hamasin.”

“Nëse Hamasi do të dilte nga vendet e tij të fshehta, do të kthente pengjet tanë, të 212, dhe do të dorëzohej pa kushte, atëherë lufta do të përfundonte,” tha zëdhënësi i IDF.

“Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë ne ndoshta do të duhet të ndërhyjmë dhe ta bëjmë vetë,” shtoi ai.

Duke iu referuar reagimeve ndërkombëtare ndaj përshkallëzimit të javëve të fundit në Lindjen e Mesme, Conricus tha se njerëzit “do të duhet të mbajnë një qëndrim, sipas moralit të tyre”.

“Nëse doni të jeni në anën e terroristëve ose në anën e Izraelit, kjo është zgjedhja juaj”, tha ai./Albeu.com 


Shtuar 23.10.2023 10:33