Kushtet josanitare në Rripin e Gazës, të kombinuara me mungesën e ujit, ushqimit, ilaçeve dhe rrjetit të bombarduar të ujit dhe kanalizimeve, kanë rritur ndjeshëm rastet e lisë së dhenve, zgjebes dhe sëmundjeve diarreike, thotë OKB, raporton CNN.
Në veçanti siç raporton zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), arsyeja kryesore pse ka rritje të sëmundjeve është fakti se palestinezët detyrohen të pinë ujë të kontaminuar, në mungesë të ujit të pijshëm.
Të lidhura
None found
Deri më tani numri i rasteve nuk është i saktë, por ekziston rreziku i rritjes së rasteve me sëmundje infektive nëse nuk rikthehet ujësjellësi dhe nëse impiantet e ujërave të zeza nuk rienergjizohen, apo nuk marrin karburant.
Ushtria izraelite e vendosi Rripin e Gazës nën një “rrethim të plotë”, duke ndërprerë furnizimin me ujë, energjinë elektrike, furnizimin me ushqime, ilaçe, karburant dhe nevoja të tjera bazë, si pjesë e operacioneve hakmarrëse pas shpërthimit të luftës më 7 tetor./Albeu.com
