Askush si trajnerët gjermanë në vitet e fundit, mësoni rekordin e veçantë që regjistroi Tuchel mbrëmjen e sotme

Çelsi arriti të mposhtë kundërshtarët anglezë të Sitit për t’u shpallur kampione e Europës për të dytën herë në historinë e klubit.

Një statistike e veçantë është regjistruar pas finales së sotme. Tekniku Tomas Tuhel, bëhet gjermani i tretë radhazi që triumfon në finalen e Ligës së Kampionëve pas Hansi Flik dhe Jurgen Klop.

Flik arriti të triumfonte vitin e kaluar me skuadrën e Bajern Mynih duke mundur në finale PSG-në e cila drejtohej nga pikërisht Tuhel. Ndërsa dy vite më parë ishte gjermani tjetër, Jurgen Klop i cili arriti të triumfonte në finale e Champions-it me Liverpulin, duke mundur  2-0 anglezët e Totenhemit.

Vitet e fundit, Gjermania është kthyer në një shkollë të trajnerëve duke prodhuar individë që janë të aftë të korrin suksese të mëdha pavarësisht rrethanave në skuadër.


Shtuar 29.05.2021 23:34