“Po vidhen milionat …”, Bylykbashi tenton t’i bashkohet protestës, pensionistët e largojnë:, Ik, ik, ik ….

Ndërkohë që në sallën e Kuvendit të Shqipërisë “luftohej” për “karriget” e qeverisë, të cilat sot ishin zënë nga deputetët e opozitës, jashtë sallës, dhjetëra pensionistë minatorë protestonin për rritje të pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Pas mbylljes së “protestës” brenda sallës së Kuvendit, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka tentuar tu bashkohet protestës së minatorëve, por nuk është pranuar nga këta të fundit të cilët e kanë larguar.

Oerd Bylykbashi largohu, largohu” dëgjohet t’i jenë drejtuar deputetit të opozitës pensionistët dhe ish-minatorët.


Shtuar 19.10.2023 14:47