Haaland në “ankand”, Raiola ka në dorë të ardhmen e norvegjezit

Mino Raiola është një nga menaxherët që synon të bëjë futbollistët  tij milionerë. Duke krijuar tashmë një perceptim se në disa raste, futbollistë e mëdhenj si Ibra apo Pogba mund të kishin bërë një karrierë më të mirë nëse nuk do të menaxhoheshin nga ky agjent.

Barcelona dy vite më parë përjetoi telenovelën “Matthijs de Ligt”. Në takimin e parë, mbrojtësi qendror holandez tha se dëshironte të luante për Barçën, por në takimin e dytë u kuptua që Raiola ia kishte ndryshuar mendjen. Ai nënshkroi për Juventusin për një pagë më të mirë. De Ligt ende nuk është i padiskutueshëm në formacionin bardhezi. Ndryshe nga qendërmbrojtësi, De Jong, i cili ndoqi instinktin duke vënë në plan të dytë paratë e PSG-së, sot është lider i “blaugranave” në nivelin e një “ylli” botëror.

Erling Haaland është “xhevahiri” i fundit i Raiolas dhe Borussia e Dortmundit është e gatshme ta shesë për 150 milionë euro. Nëse Raiola shikon përsëri se kush paguan më shumë, gara do të jetë mes Chelsea-t dhe Real Madridit. Florentino Perez ka kaluar vite duke kursyer para për një “galaktik” dhe Abramovich i premtoi trajnerit Tuchel se nëse kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të blinte talentin norvegjezin.

Ku qëndron Barcelona në këtë garë? Klubi katalan ka nevojë për një “bomber” prej një dekadë, por përtej dyshimit mbi përshtatjen e tij me Lionel Messin, nuk i ka as mundësitë ekonomike për të paguar shumën “faraonike” si për transferimin ashtu edhe për pagën e Haalandit.

Në këtë “ankand” nuk duket i dorëzuar Bayerni i Mynihut. Klubi bavarez mund të përsërisë me Haalandin operacionin e suksesshëm me Lewandowskin në vitin 2014. Te kampionët e Bundesligës do të përshtatej në mënyrë të përsosur.


Shtuar 18.03.2021 10:31