Shtatzënë me fëmijën e tretë, familja e Irvanës hap dyert e mortit

Familja e 28-vjeçares Irvana Medinajt ka hapur dyert e mortit pasi e reja u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Dermokrati. E reja la pas dy fëmijë ndërsa ishte shtatëzanë me fëmijën e tretë.

Familjarët janë të shokuar nga kjo që ka ndodhur. Një i afërm shprehet për mediat se çifti shkonin mirë dhe nuk kishin probleme.

“Lajmin e  kemi marrë në mënyra private edhe nga televizioni. Këto gjëra do shikohen më mbrapa. Kalonin shumë mirë”, shprehet ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në lagjen Sheq i Madh në Fier. 29 vjeçari qëlloi 31 herë më thikë të ndjerën në sy të fëmijëve duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë autori nuk është kapur ende pasi u arratis pa arritur policia.


Shtuar 18.03.2021 10:28