Euro 2024/ Anglia përmbys Italinë dhe pret “biletën” për në Gjermani

Kualifikueset e Euro 2024 dhuruan rezultate interesante sonte. Anglia triumfoi 3-1 ndaj Italisë në Wembley, në takimin e vlefshëm për grupin C. Ndeshja nisi me ritëm që në fillim, teksa skuadrat kërkonin të zhbllokonin sfidën sa më shpejt të ishte e mundur.

Pas çerek ore lojë, një aksion me shumë pasime i ekipit të Spalletit finalizohet me gol. Një krosim tokazi i Di Lorenzo gjeti Scamaccan në zonë, me sulmuesin që u tregua i saktë para porte. Nëse Di Lorenzo ishte njeriu-asist te goli i axurrëve, pak më vonë bëhet “djall”. Ai shkaktoi penallti, pas një ndërhyerje ndaj Bellingham.

Ekzekutim perfekt i Harry Kane, topi shkoi në njërin krah, ndërsa portieri Donarumma në tjetrin. Në minutën e 57-të, Rashford përmbysi llogaritë, duke kthyer gjithçka në favorin e “3 luanëve”. Për goli ne 3-të të ekipit të Southgate mendoi Kane (77’).

Ukraina mundi 1-3 Maltën me përmbysje, sukses mjaft i rëndësishëm ky. Me këtë rezultate në këtë grup, Anglia kryeson me 16 pikë, 3 pikë më shumës e Ukraina. Italia është në vendin e 3-të me 10 pikë.

 


Shtuar 17.10.2023 23:08