Rama në konferencë me Von der Leyen: Na duhet shumë përpjekje për të hyrë në perimetrin re standardeve dhe cilësisë së jetës së BE

Kryeminsitri i Sqhipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me Presidenten e KiE-së, Ursula Von der Leyen, një ditë para Samitit të Procesit të berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

Rama tha se duhet të jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg vendit të parë, por që na duhet shumë përpjekje për të hyrë në perimetrin re standardeve dhe cilësisë së jetës së BE.

Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbajti një konferencë për shtyp një ditë para Samitit të Berlinit në Tiranë, një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Sot ne jemi këtu me Presidentin Von Der Leyen, në vigjilje të një Samiti tjetër në Tiranë, i pari i Procesit të Berlinit organizuar jashtë kufijve të BE. Kjo na bën krenar dhe na jep mundësinë të shprehim kënaqësinë dhe të shfaqim mikpritjen shqiptare e cila besoj se po të kishte një konkurs në Europë, do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë.

Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg vendit të parë, por që na duhet shumë përpjekje për të hyrë në perimetrin re standardeve dhe cilësisë së jetës së BE.

Presidentja ka ardhur e para nga të gjithë liderët që do të vijnë më vonë apo nesër, edhe sepse e ka çelur këtë moment kaq të rëndësishëm për ne, me çeljen e rrugës për të gjithë vajzat dhe djemtë në Shqipëri dhe rajon, që dëshirojnë të kryejnë studime të thelluara eruopiane, që do mund ta bëjnë në Kolegjin e Europës në Tiranë. Ai do jetë i dytë i Europës jashtë Belgjikës, pas atij që Komisioni vendosi të hapë në Poloni, për të mbështetur valën e parë të zgjerimit të Europës.

Më vjen mirë që nga Presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces, sikundër dua t’u siguroj se nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira. Çka e bën më të rëndësishme fjalën e mirë.

Kemi folur edhe për situatën në rajon, për domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët të vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar kapacitetet e procesit të Berlinit. Kemi folur dhe për risinë e samitit të procesit të Berlinit, që ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri, që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor, që të ecin më shpejt në drejtim të BE”, tha Rama.

 


Shtuar 15.10.2023 18:06