EMRI/ Theu dyqanin për të grabitur celularët, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi gjatë natës ka tentuar të vjedhë një dyqan që tregtonte celularë dhe aparate digjitale.

Ai ka thyer derën me mjete të forta, por plani për të marrë celularët nuk realizua.

33-vjeçari Klodian Qoshku rezulton person me precedent pasi në të kaluarën ishte dënuar për veprën penale të vjedhjes.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin “Gjergj Golemi”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

 

 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.10.2023 11:34