Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare nënkoloneli i Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nazmija Basovic në moshën 47-vjeçare.

Varrimi do të bëhet ditën e sotme në orën 13:00.

Në faqen zyrtare në Facebook, Sindikata u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Basovic.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Nënkolonel Nazmija Bašovic, familjes, miqëve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushllimet më të sinqerta!”, thuhet në njoftim.


Shtuar 10.10.2023 11:46